
Raporti i Rozës dhe Ilnisës brenda shtëpisë ka qenë me ulje-ngritje, por një deklaratë e kësaj të fundit, tregoi se ato nuk ka gjasa të rregullojnë marrëdhënien as jashtë saj.
“Ritën njoh unë, këtë nuk e njoh. Dhe Ritën nga ekrani. Hiqe. E di si është personazhi i Rozës? Pa dashur të tregohem edhe më e vërtetë se ç’duhet. Por ka ardhur koha që edhe në televizion gjërat të shfaqen siç ishin brenda shtëpisë. Roza u harrua atje, prandaj qëndroi kaq gjatë, duke u marrë me gjërat kryesore harruan Rozën.”, -ishte deklarata e hidhur e Ilnisa Agollit në ‘E Diell’ këtë fundjavë.
Tani Roza i është përgjigjur asaj, përmes një ripostimi nga një faqe fansash. Bëhet fjalë për një video ku Ilnisa shprehet se “Unë kam shumë respekt për një lojëtare si Roza. E dua”. Krah saj shkruhet me ironi: “Me fuqinë e penës agolliane, dëshmojmë autogolin e kryer në ethet ziliqare”.

Lini një Përgjigje