TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle16 Maj 2024, 11:30

Heidi lexon mesazhin për Massimiliano Varrese, Romeo Veshaj: Çfarë do ky?

Shkruar nga Pamfleti

Heidi lexon mesazhin për Massimiliano Varrese, Romeo Veshaj:

Mbrëmjen e djeshme, Vëllai i Madh u ka dhënë mundësinë atyre që të lexojnë disa nga titujt e lajmeve që janë shkruar për ta në portale.

Teksa kanë qenë të ulur në dhomën e ndjenjës, në ekranin e tyre është shfaqur një prej titujve të lajmeve në të cilin shkruhej: “Heidi do të përballet në BBV me Massimiliano Varrese-n? Ish-banori i “GF” bën veprimin e papitur”.

Ndërkohë që e ka lexuar, Heidi është ndjerë shumë në siklet dhe ka thënë: Nejse na duhet të merremi edhe me gjërat e Italisë.

Në këto moment ka ndërhyrë Meritoni, i cili ka thënë: Ka ndonjë denoncim?

Heidi: Nuk dua të flas për këtë pjesë.

Romeo: Çfarë mund të ketë bërë ky?

Meritoni: Fakti që ka dalë në portale, publiku e di. Ndoshta do ishte më mirë ta kishe sqaruar. Fol sepse ke hapësirë televizive.

Heidi: Jo, Meriton, nuk dua të flas për këtë.

Meritoni: Ka të bëjë me gjyqin?

Heidi: Nuk e di, nuk mund të flas për këto gjëra.

Romeo: O zemra, lëre këtë temë o burrë.

heidi dhe romeo massimiliano varrese

Lini një Përgjigje