TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 3 Gusht 2025, 14:43

I dhurojnë syzet me emrin e Eglit, Gjesti bën veprimin e papritur

Shkruar nga Pamfleti

I dhurojnë syzet me emrin e Eglit, Gjesti bën veprimin e papritur

Në koncertin e tij të fundit në Mitrovicë, Gjesti është pritur me entuziazëm nga publiku, por ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte një dhuratë simbolike nga fansat: një palë syze, ku në njërin xham shkruhej “Gjesti” dhe në tjetrin “Egli”, të ndara nga një zemër.

Ai i vendosi syzet gjatë performancës dhe nuk nguroi t’i mbante edhe në prapaskenë, duke krijuar një imazh që u bë viral brenda pak orësh në rrjetet sociale.

Megjithatë, ky moment ka sjellë sërish në qarkullim diskutimet për raportin e tij me Eglin, sidomos pasi të dy kanë pushuar së ndjekuri njëri-tjetrin në Instagram disa ditë më parë.

Mesa duket, Gjesti e ka kuptuar që publikut duhet ‘t’i japësh çfarë kërkon’ dhe nuk nguron aspak ta bëjë këtë.

I dhurojnë syzet me emrin e Eglit, Gjesti bën veprimin e papritur I dhurojnë syzet me emrin e Eglit, Gjesti bën veprimin e papritur

gjesti egli syzet

Lini një Përgjigje