
Një situatë e papritur, por edhe paksa komike ka ndodhur në Bulqizë, ku protagonisti ishte aktori i njohur i humorit, Salsano Rrapi.
Teksa ishte në skenë në kulmin e një skeçi bashkë me kolegët e tij, Salsano bëri një lëvizje drejt skajit të skenës, por humbi ekuilibrin dhe përfundoi direkt në tokë.
Momenti shkaktoi habi dhe të qeshura në sallë, por Salsano pas disa sekondash u ngrit nga toka dhe u ngjit në skenë për të vazhduar shfaqjen.
Fatmirësisht, siç edhe vetë ai ka zbuluar në rrjetet sociale ku dhe ka publikuar këtë moment në skenë, gjithçka përfundoi pa pasoja fizike.
View this post on Instagram
Jo vetëm kaq, por aktori duket se ka bërë ‘prova’ që të mund të rrëzohet ‘me sukses’. Në një tjetër postim në Instagram, ai tregon momente nga një ‘stërvitje’ për një rol të caktuar, ku rrëzohet dhe duket mirë me shëndet.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje