TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle16 Qershor 2025, 13:17

“Hëngrëm dhe sot”, Danja u përgjigjet ndjekësve për eksperiencën në Big

Shkruar nga Pamfleti

“Hëngrëm dhe sot”, Danja u përgjigjet ndjekësve

Ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Danja Koka ka vendosur që të bëjë një bashkëbisedim virtual me 161 ndjekësit e saj, të cilët i kanë bërë pyetje të ndryshme si dhe nuk ia kanë kursyer komplimentet.

Fansat e Danjës kanë qenë kuriozë në lidhje me raportin që ajo ka me ish-banorët e tjerë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

“Ti dhe Laerti ishit dyshja më smart, nuk e di pse nuk vazhdon miqësia dhe jashtë?”, i ka shkruar një ndjekës.

“Vazhdon si jo! Nisim ndonjë foto ushqimi dhe themi, hëngrëm dhe sot”, është përgjigjur Danja duke e shoqëruar atë me një emoji duke qeshur.

E pyetur nëse i mungon ende Big Brother, bukuroshja është përgjigjur: Më mungon, se kam qeshur shumë!

“Hëngrëm dhe sot”, Danja u përgjigjet ndjekësve “Hëngrëm dhe sot”, Danja u përgjigjet ndjekësve

danja koka

Lini një Përgjigje