
Ilnisa Agolli ishte dje pjesë e panelit në Fan Club për të diskutuar ç’ka ndodhur këto kohë në Big Brother.
Ajo ka komentuar situatat e fundit në BBVA e në fund të emisionit u pyet për jetën private.
Ka qenë moderatorja Heidi Baci që i kërkoi një deklaratë për ndarjen nga Meriton Mjekiqi.
Në atë moment, opinionisti Ronaldo Sharka iu drejtua Heidit: “Po ju thuajini njëra-tjetrës”.
Ish-banorja ndërroi menjëherë temë dhe tha se ajo është moderatore e më pas qesh.
Heidi nuk ka dhënë akoma ndonjë deklaratë për ndarjen nga finalisti i edicionit të tretë, Romeo Veshaj.
Ndarja e tyre u mësua përmes rrjeteve sociale dhe ka mbetur pezull që nga ajo kohë.
Lini një Përgjigje