TAGS-AT E JAVËS

Showbiz18 Janar 2026, 10:24

Hapet zarfi i zi, Ina, Keijsi dhe Eriku shkojnë në televotim; Brikena vendos edhe Mateon

Shkruar nga Pamfleti

Hapet zarfi i zi, Ina, Keijsi dhe Eriku shkojnë në televotim; Brikena

Mbrëmjen e kaluar në shtëpinë e Big Brother u hap zarfi i zi, një nga momentet më tensionuese të këtij edicioni, i cili solli pasoja të menjëhershme për disa prej banorëve. Për shkak të shkeljes së rregullave, produksioni vendosi që Ina, Kejisi dhe Eriku të shkonin direkt në televotim, duke i vënë ata përballë rrezikut të largimit nga gara.

Situata u bë edhe më interesante kur në lojë hyri roli i lideres së shtëpisë, Brikenës, e cila gëzonte avantazhin e shpëtimit. Ajo kishte mundësinë të zgjidhte mes dy banoreve të vetme, Inës dhe Stelinës, duke shpëtuar njërën prej tyre nga televotimi. Mirëpo, vendimi i saj surprizoi të gjithë, pasi në vend që të përdorte këtë avantazh për njërën prej vajzave, Brikena zgjodhi të përfshinte edhe Mateon në televotim.

Kyvendim u interpretua nga shumë banorë si një sinjal i qartë se mes Brikenës dhe Mateos nuk ekziston asnjë marrëdhënie e veçantë apo aleancë, duke hedhur poshtë çdo dyshim për favorizime apo mbrojtje të ndërsjellta. Lëvizja e saj u komentua gjerësisht brenda shtëpisë, duke shkaktuar debate, pakënaqësi dhe rritje të tensioneve mes konkurrentëve.

Zarfi i Zi dhe zgjedhja e papritur e Brikenës duket se kanë ndryshuar balancat në lojë, ndërsa publiku tashmë pritet të vendosë përmes televotimit se kush do të vazhdojë rrugëtimin në Big Brother.

bbva keijsi dhe stelina

Lini një Përgjigje