
Që Gjesti ‘vdiste’ për ngjyrën rozë dhe kordelet në kokë, kjo dihet dhe u bë meme nëpër rrjetet sociale, po aq sa ngriti edhe dyshime mbi orientimin e tij seksual. Por që pas mbarimit të “BBVA4” ku dhe korri fitoren e këtij sezoni, Gjesti ka qenë në qendër të vëmendjes.
I komentuar në rrjet për marrëdhënien e tij me Egli Takon por nga ana tjetër dhe “takimet e papritura” me Xhenetën në ambientet e Top Channelit, artisti nga Kosova ka qenë ‘kryefjalë’ e mediave rozë.
Pasditen e djeshme Gjesti tërhoqi vëmendjen me lëvizjen e bërë. Artisti ndërmori hapin për të fshirë të gjitha postimet e tij nga llogaria e Instagramit. Në profilin e tij gjendet vetëm një foto me një tip kapuçi me rruaza shumë ngjyrëshe, si për të zëvendësuar fjongon rozë me mbishkrimin: Rrini gati!
Mesa duket fituesi i Big Brother ka ndërmend ‘t’ia nisë nga e para’, duke ‘fshirë’ gjithçka ka ndodhur deri tani.

Lini një Përgjigje