Viti 2026 duket se do shënjohet nga ngjarje të bujshme, një prej të cilave do të jetë dasma e Gigi Hadid dhe Bradley Cooper.
Sipas “Daily Mail”, çifti planifikon të martohet vitin që vjen dhe aktori duket se ka bërë hapin e parë drejt kurorëzimit të marrëdhënies.
Bradley Cooper thuhet se i ka kërkuar dorën Gigi-t nga mamaja e saj, Yolanda Hadid, duke marrë miratimin e saj për një hap kaq të rëndësishëm. Sipas burimeve, hapi i fundit dhe më vendimtar mbetet të vendoset me babain e modeles, për të kompletuar mbështetjen familjare.
Çifti u pa për herë të parë nën shoqërinë e njëri-tjetrit në tetor 2023, duke nisur kështu publikisht lidhjen e tyre. Gigi Hadid ka folur më parë për marrëdhënien e saj me Bradley në një intervistë për Vogue, duke theksuar se për të ishte shumë e rëndësishme të gjente dikë që e dinte çfarë donte në një marrëdhënie – dhe duket se këtë e ka gjetur te Cooper.
Pas këtij lajmi, fansat e çiftit janë bërë kuriozë për planet e ardhshme dhe pritshmëritë e një dasme madhështore që mund të bëhet një nga ngjarjet më të komentuar të 2026-s.
Lini një Përgjigje