TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle10 Mars 2025, 10:41

“Gerta u ndje e kërcënuar nga unë”, Amber: Fatale nëse fiton Gjesti  

Shkruar nga Pamfleti

“Gerta u ndje e kërcënuar nga unë”, Amber: Fatale

Amber ishte një ndër të ftuarit e “Big Brother VIP Fan Club”, pas daljes përfundimtare nga shtëpia. Ajo u eleminua nga gara pas një nominimi përballë Laertit dhe Rozanës pasi ishte Gerta ajo që me Kutinë e Pandorës bëri këtë zgjedhje.

Sipas Amber kush ka qenë dalja më e dhimbshme: ajo ku zgjodhi të dilte vetë, apo kur e eliminuan?

Mendoj se më e dhimbshme ka qenë dalja e parë, sepse e thashë edhe në studio para se të rihyja në shtëpi, që është thikë me dy presa për faktin se unë shkova dhe gjeta lojtarë që kishin dy muaj të izoluar, të lodhur dhe dinamikat në shtëpi kishin ndryshuar plus edhe personazhet me njëri-tjetrin. Jo se e gjeta veten jashtë loje, por nuk ishte më ajo pjata e servirur që edhe ti të gjeje veten aty ku duhej. Duhej pak kohë.

Çfarë ka kuptuar Amber nga ky rikthim?

Kuptova që Big Brother-i ta jep mundësinë vetëm njëherë në jetë dhe ti në atë shtëpi duhet të shkosh vetëm një herë.

Si e priti zgjedhjen e Gertës?

Gerta ka qenë e para banore, që me hyrjen time është ndjerë e kërcënuar. Plus java ime e parë ka qenë një tmerr për të ruajtur veten që të mos jepja asnjë informacion nga jashtë. Mënyra se si do të sillesha me banorët sepse dhe ajo është një informacion nga jashtë dhe kjo ka qenë një luftë.

Një sondazh i bërë së fundmi në faqen zyrtare të Top Channel, nëse finalja e madhe do të mbahej të martën, na ka zbuluar renditjen e banorëve të preferuar në “Big Brother VIP”.

Moderatorja e “Fan Club” Heidi Baci ndau rezultatet, ku banori më i votuar rezultoi Gjesti me 49.34%, i ndjekur nga Gerta (30%) dhe Rozana (10.47%). Në vend të katërt u renditën Laert & Valbona me 3.23%, ndërsa pas tyre vinin Danja, Loredana dhe Shkëlzeni.

Në lidhje me këtë renditje, Amberi komentoi me skepticizëm:

“Nëse ata që i kanë dhënë Gjestit fitoren, janë komentuesit e TikTok-ut... Gjesti është fituesi i kamerave, është gjatë gjithë kohës tek kamera që aty nuk lejohet që të jesh gjatë gjithë kohës dhe të flasësh me kamerat. Aty ka lojtarë që kanë më themel dhe ka lojtarë që janë më të arsyetueshëm në lojën që kanë bërë dhe që kanë më shumë argumenta se Gjesti. Që do të thotë, nëse Gjestit i jepet ky edicion, për mua do të ishte fatal.”

E pyetur se kush e meriton fitoren, Amberi tha:

“Unë e kam pasur kundërshtare në atë lojë dhe unë jam midis Gertës dhe Rozana Radit.”

 

gerta amber gjesti

Lini një Përgjigje