TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 3 Dhjetor 2025, 14:25

Fotoja e pazakontë e bashkëshortit, Anjeza Shahini: Mjafton një çast pakujdesie që jeta të marrë tjetër drejtim

Shkruar nga Pamfleti

Fotoja e pazakontë e bashkëshortit, Anjeza Shahini: Mjafton një

Anjeza Shahini, ka publikuar një story në profilin e saj të Instagramit, aspak të zakontë. Në foto duket bashkëshorti i saj, me sy të gjakosur. Siç sqaron vetë këngëtarja, i shoqi ka pësuar një aksident.

Sipas saj, bashkëshorti u përplas papritur nga një çiklist i papërgjegjshëm, duke i shkaktuar lëndime që kërkuan trajtim të menjëhershëm mjekësor.

Fatmirësisht, gjendja nuk rezultoi serioze. Anjeza bëri të ditur se ai ka marrë disa qepje.

“Gjithçka është nën kontroll. Tani i duhet vetëm të pushojë,” shkroi ajo.

Artistja theksoi se synimi i saj ishte të jepte edhe një mesazh ndërgjegjësues:
“Faleminderit Zotit që gjithçka përfundoi mirë. Thjesht një kujtesë: mjafton një çast pakujdesie që jeta të marrë tjetër drejtim. Ju lutem, bëhuni të vëmendshëm dhe mbani të sigurt veten dhe të tjerët.”

Fotoja e pazakontë e bashkëshortit, Anjeza Shahini: Mjafton një

anjeza shahini bashkeshorti aksident

Lini një Përgjigje