
Big Brother po ‘troket’ e bashkë me të edhe ‘Fan Club’, për edicionin e 5-të. Në ‘Goca dhe Gra’, jo më kot dhe jo pa qëllim, Rudina Dembacaj pyeti Egli Takon në lidhje me “Fan Club”, duke qenë se ajo është përfolur se mund të jetë moderatorja e edicionit të ri.
“Andej nga Fan Club ça bëhet, di gjë?”, e pyeti Rudina dhe Tako iu përgjigj:
“S’e di, aq sa dini ju, di dhe unë”.
“Si?”, e pyeti sërish Dembacaj dhe Egli Tako u përgjigj:
“Aq sa dini ju, di dhe unë për momentin”.
Por, Egli në fakt gënjeu, ose më saktë, iu përmbajt formatit që të mos tregojë gjë deri në afrimin e datës së emisionit.
Burime për ‘Pamfleti’ konfirmojnë se Egli Tako do jetë prezantuesja e Fan Club për edicionin e pestë të Big Brother Albania Vip dhe në rolin e Producentit Ekzekutiv do të jetë as më pak e as më shumë, por gjithollogu Ronaldo Sharka.
Pavarësisht kritikave që ai bëri ndaj Eglit si një banore e Big-ut të vjetshëm, u duk afrimitet mes tyre, pas publikimit të këngës ‘Jetë’ të Takos. E, mesa duket kanë krijuar edhe miqësi, aq sa për të propozuar emrin e saj si moderatore e një sipërmarrjeje jo të lehtë.
Djali i thjeshtë i Myzeqesë duket se është në ‘periudhën e tij më të mirë’. Në rolin e autorit të programit, skenaristit, opinionistit tek Grida Duma e gjithçka-bërësit, Naldi po shijon suksesin që Top-i i ka varur në qafë.
Sigurisht, fjala ‘Producent’ është shumë e madhe, sepse përfshin edhe atë që jep paratë për prodhimin, por në rastin e Sharkës ‘zë vend’, pasi nuk po le gjë ‘pa bërë’ në Top Media.
Epo, suksese dhe më gjerë! /Pamfleti
Lini një Përgjigje