TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle11 Shtator 2024, 12:44

Festoi datëlindjen në Tiranë, sulmuesi i kombëtares drekon me ish-ministrin Taulant Balla

Shkruar nga Pamfleti

Festoi datëlindjen në Tiranë, sulmuesi i kombëtares drekon

Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit, Armando Broja, festoi dje ditëlindjen e tij të 23-të.

Ndonëse nuk është grumbulluar për ndeshjet e “Nations League” për shkak të një dëmtimi, Broja ndodhej në Tiranë, për të mbështetur shokët e tij të ekipit në ndeshjen kundër Gjeorgjisë.

Ai është takuar edhe me tifozët kuqezi në rrugët e kryeqytetit, si dhe ka zgjedhur të drekojë me ish-ministrin e rendit, Taulant Balla.

Ky i fundit është një ndjekës i rregullt i futbollistëve shqiptarë edhe në ekipet e huaja ku ata luajnë dhe shpesh golat e tyre i ndan me ndjekësit në Facebook.

Broja u transferua së fundmi te Everton, dhe pritet të nisë të luajë për ta në muajin janar.

Festoi datëlindjen në Tiranë, sulmuesi i kombëtares drekon

 

armando broja datelindja taulant balla

Lini një Përgjigje