TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle11 Shtator 2024, 10:20

“Idiot”, Albano Bogdo nuk përmbahet ndaj trajnerit Silvinjo

Shkruar nga Pamfleti

“Idiot”, Albano Bogdo nuk përmbahet ndaj trajnerit Silvinjo

Aktori Albano Bogdo analizoi mbrëmjen e djeshme performancën e trajnerit të kombëtares në “Euro 2024”.

Ai u shpreh se Silvinjo është një trajner pa eksperiencë. Sipas Albanos, në Europian nuk duhet të mungonte futbollisti Sokol Cikalleshi, teksa u shpreh se edhe golat fantastikë të Asanit janë si pasojë e ndihmës së madhe që i jep në fushë Cikalleshi.

“Në Amerikë ka 35 sporte të tjera më të rëndësishme se sa futbolli. Të gjithë futbollistët janë më të paguar se sa Ronaldo. Silvinjo është një trajner idiot komplet, nuk ka fituar kurrë asgjë dhe nuk ka eksperiencë. Shkon në Europian dhe nuk thërret Sokol Cikalleshin. Golat që ka bërë Jasir Asani nga jashtë zonës merri shikoji dhe kanë ardhur si pasojë sepse Cikalleshi vrapon pa top dhe merr dy qendër mbrojtësit me vete. Asani del bosh dhe godet portën. Broja ka luajtur a ska luajtur 5 ndeshje se ka qenë i dëmtuar ose 10 maksimumi”, tha Albano Bogdo.

albano bogdo silvinjo idiot

Lini një Përgjigje