TAGS-AT E JAVËS

Showbiz16 Tetor 2025, 09:40

Fejesa e dytë e Princ Lekës, media e huaj: Unaza ka kushtuar 140 mijë euro

Shkruar nga Pamfleti

Fejesa e dytë e Princ Lekës, media e huaj: Unaza ka kushtuar 140

Ceremonia e fejesës mes Princ Lekës dhe fotografes Blerta Celibashi ishte ‘kryefjalë’ e mediave rozë këto ditë. 

Meqë për shumëkënd u kuptua si një dasmë, çifti vendosi të ndante foto me ndjekësit dhe një deklaratë për mediat, ku sqaroi se ishte ceremonia e fejesës.

Por vëmendje tërhoqi edhe unaza e fejesës që Princi vendosi në gishtin e Blertës, me një gur diamanti jo pak të kushtueshëm.

Madje, sipas gazetës së huaj “Hello Magazine”, unaza mund të ketë kushtuar plot 140 mijë euro.

Ata kanë kontaktuar një ekspert bizhuterish të çmuara me eksperiencë disa vjeçare për të arritur në këtë shifër.

Edhe pse nuk është unaza më e madhe e fejesës mbretërore, eksperti Nilesh Rakholia shpjegoi se është "e punuar bukur" dhe mbetet shumë e vlefshme, si financiarisht ashtu edhe sentimentalisht.

"Nëse guri qendror është rreth 2 deri në 3 karat me qartësi dhe ngjyrë të shkëlqyer, një unazë si kjo ka të ngjarë të vlerësohet midis 80,000 dhe 120,000 paund (rreth 100,000-150,000 dollarë)", tha ai.

Fejesa e dytë e Princ Lekës, media e huaj: Unaza ka kushtuar 140

princ leka blerta celibashi unaza

Lini një Përgjigje