
Arbana Osmani është bërë një emër i ndaluar për t’u përmendur në Top Channel.
Mbrëmjen e së martës në emisionin “Goca dhe Gra” ku prezente ishte edhe moderatorja Kiara Tito, Rudina Dembacaj nuk ka humbur rastin për ta pyetur menjëherë në lidhje me deklaratën që Dojna Mema bëri për të në “Mirëmbrëma Yje”.
Pikërisht në ‘Mirëmbrëma Yje’ thuajse rastësisht nga pyetjet në fund të emisionit që Arbana i bëri Dojnës kjo e fundit tha se Kiara e ka hequr nga Instagrami.
Megjithatë Rudina Dembacaj nuk e saktësoi si më sipër, emrin e emisionin, se ku dhe të kujt, Dojna tha këtë deklaratë për Kiara Titon.
“Në një emision që jepet vetëm në YouTube…”– nisi kështu fjalia e moderatores pa përmendur Arbana Osmanin dhe emisionin e saj në “Mirëmbrëma Yje”.
S’dihet pse gjërat nuk kanë funksionuar dhe pse Arbana është sot larg Topit, pasi asnjëra palë s’ka folur për këtë largim, mungesë apo vendim.
Lini një Përgjigje