
Aktorja dhe fituesja e Big Brother VIP Albania 3, Egla Ceno ka publikuar një foto në spital. Ajo shihet e shtrirë në shtrat teksa ka vendosur si emoji dy sy që lënë të nënkuptohet që ka probleme me shikimin.

Ajo nuk ka zgjedhur të zbulojë diçka më shumë, por mbetet të shihet nëse Egla do të tregojë më shumë detaje nga problemi shëndetësor me të cilat po përballet.
Ajo triumfoi në edicionin e “Big Brother Vip 3”, ku përveç çmimit prej 100 mijë euro, fitoj edhe zemrat e publikut.
Lini një Përgjigje