TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 7 Gusht 2023, 11:30

Çfarë po ndodh me Dafina Zeqirin? Këngëtarja anulon një tjetër koncert

Shkruar nga Pamfleti

Çfarë po ndodh me Dafina Zeqirin? Këngëtarja anulon

Mbrëmjen e kaluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, duhet të performonin disa artistë. Emri i Dafina Zeqirit u paralajmërua krah të tjerëve, por ajo nuk mori pjesë, ndryshe nga kolegët e saj. Mungesa e Dafinës u komentua e sigurisht që artistja e kishte një përgjigje.

Ajo ka dhënë një version të saj që për disa mund të jetë i vërtetë, e për të tjerë justifikim. Dafina, fajësoi motin, i cili edhe pse kishte shumë reshje, nuk anuloi asgjë tjetër veç performancën e saj.

‘Stafi im bashkë me organizatorin duke parë kushtet atmosferike kanë ardhur në një përfundim të përbashkët për mos prezencën time në stadium. Aq shumë jemi përgatitur për këtë event sa që edhe po të paraqitesha në skenë, do ta kisha të pamundur të zhvilloja të gjithë performancën e parapërgatitur’, është shprehur ajo mes tjerash.

Më herët Dafi anuloi një tjetër koncert dhe menaxheri i saj deklaroi se këngëtarja kishte probleme shëndetësore. Çfarë po ndodh me Dafin?

Çfarë po ndodh me Dafina Zeqirin? Këngëtarja anulon

dafina zeqiri anulim koncert

Lini një Përgjigje