
Livia ish-banorja e BBVA4, gjatë intervistës për emisionin “S’e luan Topi”, u shpreh se ka në plan që të denoncojë banorin aktual të shtëpisë, Jozin, pas një deklarate të këtij të fundit.
Banori shihet dhe dëgjohet teksa u thotë të tjerëve: Kur Rozana ka fjetur me atë zonjën që ka dalë jashtë, që të mos ia përmendim emrin (i referohet Livias), çfarë nuk i kemi parë duke bërë poshtë jorganit. I kam parë unë se çfarë ka bërë Rozi me atë që ka dalë.
Në lidhje me deklaratën e Jozit, Livia u shpreh se është denigruese dhe shkelje e imazhit.
Ndërsa më tej ajo reagoi e revoltuar:
Ky njeri tregon veten që në më momentin që kur flet për dikë thotë ‘atë tjetrën’. Për mua ky djalë është shumë vulgar. Por, kjo është një deklaratë shumë denigruese. Është sigurisht një shkelje imazhi, ne po mendojmë edhe ta denoncojmë këtë gjë. Unë kam reaguar për këtë gjë. Kam reaguar në rrjetet sociale. Dhe njerëzit kanë thënë ‘ha ha ha, po është Jozi’. Jo! Mua nuk më intereson kush është. Nuk normalizohen këto gjëra. Unë nuk mund të qesh dhe të normalizoj disa gjëra se është Jozi, është një djalë i madh dhe duhet të mbajë përgjegjësi për çdo gjë që flet. Jam shumë e revoltuar për këtë pjesë.
Lini një Përgjigje