TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 9 Korrik 2024, 13:41

“Çfarë bëtë natën e parë kur Graciano doli nga Big-u?”, Meri përgjigjet në vend të Argjirës: E kanë tundur fare

Shkruar nga Pamfleti

“Çfarë bëtë natën e parë kur Graciano doli

Argjira Spanca ishte e ftuar në “Top Arena”, në Top Channel, ku është vënë në siklet nga Visjan Ukcenaj dhe Meri Shehu.

Aktori, i cili vjen gjithmonë në studio me rolin e tij, Minioni, i ka bërë Argjirës disa pyetje pikante.

Teksa e pyeti se çfarë bëri me partnerin e saj, Graciano Tagani, natën e parë që ai doli nga “Big Brother VIP3”, ndërhyn ish-banorja Meri Shehu dhe thotë: “E kanë tundur fare”.

Astrologia shton se kur e ka takuar balerinin, ky i fundit i ka thënë: “Natën e parë e tunda fare”. Nga ana tjetër Argjira qeshte dhe dëgjohej teksa thoshte: “Lamë nam, turp”.

Visjani: Çfarë bëtë natën e parë që Graciano doli nga Big-u: Lexuat libra, pitë kakao me kanellë, i mësove Gracianos si bëhet trahanaja apo diçka tjetër apo bëtë…?

Argjira: Lexuam libra

Visjani: Apo bëtë tum tum…

Argjira: Tum, tum…

Visjani: Meqë ia thashë unë tha ‘tum tum’ se nuk do e thoshte fare

Argjira: Unë shkova te librat faktikisht

Meri Shehu: Më ka thënë Graciano që kur doli natën e parë e ka tundur fare

Argjira: Lamë nam, na skuqi

Ed Manushi: Nuk u dëgjua, Meri të lutem përsërite para kamerës se e humbëm

Meri Shehu: Graciano pasi doli nga Big-u erdhi e më takoi e më tha ‘natën e parë e tunda fare’

Argjira: Turp

meri shehu graciano dhe argjira tundje

Lini një Përgjigje