TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle21 Janar 2025, 10:55

Fansat hyjnë brenda hotelit ku qëndronte Dua Lipa, tmerrohet artistja shqiptare

Shkruar nga Pamfleti

Fansat hyjnë brenda hotelit ku qëndronte Dua Lipa, tmerrohet artistja

Artistja me origjinë shqiptare, Dua Lipa ka mbetur e tmerruar kur fansat u futën në hotelin e saj dhe e prisnin jashtë derës së dhomës së gjumit.

Këngëtarja 29-vjeçare ishte duke qëndruar në një hotel në Santiago të Kilit, kur admiruesit e saj arritën të hynin në ambientet e saj private.

Artistja ishte në qytet për të filmuar një reklamë, përpara se të ndodhte shkelja e sigurisë. Ndërsa mësohet se Dua është e padëmtuar pas incidentit, është raportuar se ajo ka mbetur e tronditur.

Fansat besohet se kanë pritur yllin për të bërë fotografi dhe gjithashtu kanë qëndruar pranë një ashensori në përpjekje për t’iu afruar asaj.

dua lipa fansat

Lini një Përgjigje