TAGS-AT E JAVËS

Showbiz11 Maj 2026, 13:40

Fabjola Elezaj thyen heshtjen pas eliminimit nga “Ferma VIP 3”

Shkruar nga Pamfleti
 

Fabjola Elezaj thyen heshtjen pas eliminimit nga “Ferma VIP 3”

Pas largimit nga Ferma VIP, Fabjola Elezaj ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit një gjendje të rënduar emocionale mes reflektimit dhe melankolisë.

Eliminimi i saj erdhi pas një vendimi të produksionit, i cili hapi televotim për publikun pas gjuhës fyese të përdorur gjatë “Prime”-it të së hënës së kaluar. Në fund, ishin votat e publikut ato që vendosën ndërprerjen e rrugëtimit të saj në reality show.

Ish-konkurrentja ka thyer heshtjen përmes disa postimeve në Instagram, ku ndau vargje nga kënga 'Nuk po ec' e Yll Limanit. Mesazhe si “Prap i hupa krejt çka pata”, “Nuk po ec” dhe “Po du mu kthy kur u kon’ mirë” janë interpretuar nga ndjekësit si një reflektim i drejtpërdrejtë mbi situatën që ajo po kalon.

Përmes këtyre postimeve, Fabjola duket se shpreh në mënyrë indirekte pendesë për sjelljen që çoi në largimin e saj nga formati.

Ky reagim vjen menjëherë pas deklaratës së saj të parë pas eliminimit, ku u shfaq e prekur dhe e vetëdijshme për gabimin. Ajo pranoi se vendimi i publikut ishte i drejtë, ndërsa shtoi se shqetësimi më i madh për të mbetet reagimi i familjes, të cilën e konsideron pikën e saj më të ndjeshme.

Fabjola Elezaj thyen heshtjen pas eliminimit nga “Ferma VIP 3” Fabjola Elezaj thyen heshtjen pas eliminimit nga “Ferma VIP 3”

fabiola kodet

Lini një Përgjigje