TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle28 Mars 2024, 08:34

Eni Shehu flet pa filtra: Arbana Osmani një shtrigë, më ka nxirë jetën

Shkruar nga Pamfleti

Eni Shehu flet pa filtra: Arbana Osmani një shtrigë, më ka

Gazetari Eni Shehu ishte i ftuar në “Natën me Aulonën”, ku ka rrëfyer më shumë detajet rreth jetës dhe punës së tij.

Eni ka qenë kohë më parë pjesë e “Top Media” në programin “Select” prej të cilit u largua në vitin 2006.

Mirëpo, gazetari rrëfen se që prej asaj kohe marrëdhëniet më të vështira i ka pasur me moderatoren Arbana Osmani, aë cilës iu referuar me termin “shtrigë”.

Gazetari tregoi se Arbana i “nxirë jetën” dhe gjithnjë moderatorja me kolegët është treguar politikisht korrekte, gjë që nuk i shkon aspak natyrës së Enit, sipas asaj që ai vet tregon.

I pyetur nga Aulona, Eni gjithashtu ka rrëfyer se ende sot e kësaj dite nuk ka marrëdhënie të mira me Arbanën, ndërsa nuk e ka kursyer një ironi, lidhur me kurset motivuese që moderatorja po bën.

Biseda:

Eni Shehu: Tani unë nuk e di te them për këtë kohë apo atëherë, t’ia jap përcaktimet që kemi dëgjuar në Big Brother për shembull? Atëherë, shtrigë. Tani, e aftë, e suksesshme. Ta nxinte jetën sepse edhe unë ia nxija jetën.

Aulona Musta: Ishe ti shtrigani domethënë?

Eni Shehu: Patjetër.

Aulona Musta: Keni pasur marrëdhënie shumë të mirë?

Eni Shehu: Jo, s’kemi pasur marrëdhënie të mirë. Më vonë, kam përshtypjen se Arbana është ajo që është politikisht korrekte me kolegët, kurse mua kjo pjesë nuk më pëlqen, tani ose je mirë me mua, ose s’mund të jesh politikisht korrekte.

Aulona Musta: Flisni?

Eni Shehu: Po për ca të flasim, për paninet?

Më tej ka shtuar: “Po patjetër, unë kam respekt për punën e saj. Nuk ka nevojë që unë të flas për sukseset e Arbanës, por…”

Aulona Musta: Në planin njerëzor po thua…

Eni Shehu: Në atë kohë po, nuk është se më ka mbështetur shumë.

Aulona Musta: Prandaj ke ikur nga Top-i ti?

Eni Shehu: Hë mi Arbana?

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by MCN TV (@mcntv.al)

eni shehu arbana osmani shtrige

Lini një Përgjigje