TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle23 Qershor 2023, 11:34

Elvana reagon në Instagram pas koncertit, komenti i Ermalit merr gjithë vëmendjen

Shkruar nga Pamfleti

Elvana reagon në Instagram pas koncertit, komenti i Ermalit merr

Elvana Gjata mblodhi mbrëmë shqiptarët në stadiumin “Air Albania”, ku shijuan hitet e saj ndër vite.

Në rrjete sociale vërshuan videot nga koncerti madhështor, i cili ishte një magji e vërtetë për Elvanën. Pas eventit që i la të gjithëve shije të mirë, këngëtarja ka reaguar në rrjete sociale duke i falënderuar të gjithë për dashurinë e dhuruar.

“Faleminderit nga zemra, më keni dhënë sot aq shumë forcë e dashuri, që do ta kujtoj gjithë jetën. Këtë koncert ia dedikoj gruas shqiptare, por në veçanti vajzave më të vogla që janë duke nisur rrugëtimin e tyre. Mos u dorëzoni kurrë, asgjë nuk mund ta ndalë forcën tuaj dhe punën e palodhshme. Jeni e ardhmja! Ju duaa”- shkruan ajo në një postim në Instagram.

Ndërkohë, në një tjetër postim në InstaStory shprehet:

“Wowww, jam pa fjalë për këtë që sot më panë sytë. Ishit kaq shumë, e ndjeva kaq shumë dashuri sa po më plas zemra nga gëzimi. Kjo që pashë është një ëndërr që u bë realitet. Jam mirënjohëse për besnikërinë tuaj ndaj meje, mirënjohëse për secilin prej atyre që kam patur pranë gjithë këto vite, kompozitorë, producer, tekstshkrues dhe bashkëpunëtorë që kanë dhënë shumë mund e dashuri në rrugëtimin tim. Faleminderit nga zemra!”

Nga të gjithë komentet, mori vëmendje ai i Ermal Mamaqit, me të cilin Elvana ka bashkëpunuar për filmin ‘Dy gisht mjaltë’. Ai shkruante: M’u duk sikur fitoi Shqipëria-, duke iu referuar publikut që kishte mbushur stadiumin.

Elvana reagon në Instagram pas koncertit, komenti i Ermalit merr Elvana reagon në Instagram pas koncertit, komenti i Ermalit merr

 

ermal mamaqi elvana gjata

Lini një Përgjigje