
“Ka derri po s’tregon”. Kështu u shpreh disa kohë më parë Eraldo Rexho kur u pyet nëse Noizy ishte i lidhur.
Nisur nga kjo, së fundmi në një bisedë virtuale që ka realizuar në Instagram, ndjekësit kanë dashur të dinë diçka më shumë në lidhje me këtë çështje.
Dhe gazetari ua ka plotësuar dëshirën duke thënë: “Në kohën që fola unë për këtë historinë ajo goca, që nuk e di a është akoma në jetën e Noizy-t, ishte shumë kinge. Tani nuk e di çfarë ka ndodhur, por po deshët ju, pyes unë!”
Vetë Noizy, kur është pyetur për një temë të tillë, kohë më parë ka thënë: “Duhet një person që bën totalisht të kundërtën e asaj që bëj unë. Jo të rrijë në shtëpi, nuk jam ai lloj brumi. Ideja është që të jetë një person totalisht ndryshe nga ajo që bëj unë, që të mos kemi një rrëmujë të dy. Unë të jem rrëmuja, ajo të jetë e qeta. Nuk ka shanse të merrem e të lidhem e të çoj jetën me dikë të famshme, është zero”
Lini një Përgjigje