TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle29 Dhjetor 2023, 19:51

Ekskluzive/ Grida Duma opinioniste e “Big Brother Vip 3”

Shkruar nga Pamfleti

Ekskluzive/ Grida Duma opinioniste e “Big Brother Vip 3”

Zbulohet emri i një prej opinionistëve që do të jenë pjesë e “Big Brother VIP 3”. Ndonëse janë përfolur shumë emra, sipas burimeve të “Pamfletit”, këtë sezon në poltronin e opinionistëve do të jetë e ulur Grida Duma.

Edhe pse e kemi parë si deputete dhe si moderatore të emisionit “Top Story”, duket se këtë herë Duma do të shtojë një tjetër element te CV-ja e saj. Mësohet se Duma do të jetë personi që do të zëvendësojë Zhaklin Lekatarin, e cila duket se nuk do të ketë më vend në atë pozicion.

Megjithatë duhet të presim datën 13 janar për të parë dyshen opinioniste, pasi në vitin e kaluar kemi parë shpesh se kanë qarkulluar shumë emra dhe në fund drejtuesit e televizionit kanë ndryshuar qëndrim.

Sa i takon emrit tjetër dhe për të ka pasur shumë personazhe të përfolur, po nuk ka ende asgjë zyrtare. Vetë Arbër Hajdari ka dhënë sinjale se është larguar, por mbetet të shohim se çfarë surprizash do të ketë këtë vit, përveç largimit të Arbana Osmanit. /Pamfleti

Lini një Përgjigje