
Egli po bën të pamundurën të qëndrojë e ftohtë dhe neutrale ndaj Gjestit dhe u bë ditë që të dy nuk kanë pasur komunikim për t’u sqaruar, por herë pas here kanë hedhur “kunja” ndaj njëri-tjetrit.
Ka qenë Egli që së fundmi që e ka ‘sulmuar’ banorin, duke i përmendur ish-partneren.
“Me ish-in tim unë nuk flas në kamera dhe t’i them më fal”, iu drejtua ajo.
Më pas vijoi:
“Unë nuk kam fuqi të bëj asgjë, unë jam njeri i pafuqishëm. Që kur kam hyrë nuk të kam folur fare. Vazhdoje lojën që nuk të lija unë ta bëje”
Gjesti nga ana tjetër u pa në oborr duke folur me veten, ku lëshoi disa deklarata të forta që nuk ishte e vështirë për t’u kuptuar se kujt i adresoheshin: “Ke dashur të bësh filma, filma me mu jo. Zoti është një. Hajt ti.” Më pas shtoi: “Kurrë sytë mos t’i pafsha, vetë kam lindur, vetë do të vdes.”
Lini një Përgjigje