TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 3 Qershor 2025, 12:34

Edi Rama ka ndër mend të blejë orë të shtrenjtë, të personalizuar? Kryeministri takohet me Jacob Arabo

Shkruar nga Pamfleti

Edi Rama ka ndër mend të blejë orë të shtrenjtë,

Duket se për të festuar mandatin e 4-t radhazi, kryeministri shqiptar ka ndërmend t’i dhurojë vetes një orë të shtrenjtë. Kjo, pasi themeluesi i Jacob& Co, Jacob Arabo ka vizituar Shqipërinë, ku është takuar me kryeministrin Edi Rama, me të cilin edhe ka darkuar.

Prodhuesi i orave të shtrenjta ka ndarë në rrjete sociale dy foto me kreun e qeverisë.  Në njërën prej tyre, shihet me Ramën dhe me disa persona të tjerë duke darkuar. Krahas postimit, ai shprehet mirënjohës për mikpritjen, ndërsa nuk ka bërë të ditur se cila ka qenë arsyeja e vizitës së tij në Shqipëri.

Nisur nga eksperienca e kaq viteve ‘dominim’ të kryeministrit, kemi mësuar që ai nuk ia le ‘në dorë’ asgjë rastësisë. Nëse manjati i orave luksoze është në Shqipëri dhe takohet me të, atëherë diçka po ‘gatuhet’. Një orë e personalizuar, plot diamantë, mund t’i shkojë ‘formatit’ të njeriut që ‘me një të hipur’, nuk po do më të zbresë nga kolltuku i pushtetit. Sa për dizajnin, ai mund ta pikturojë edhe vetë, se i vjen ndoresh për kësi punësh.

“Mirënjohës që pata mundësinë të takohesha me kryeministrin Edi Rama. Faleminderit për mikpritjen dhe për bisedën frymëzuese. Shqipëria, energjia dhe krenaria juaj janë të paharrueshme”, shkruan ai në rrjetet sociale.

Por kush është Jacob Arabo?

Jacob Arabo i njohur si “Jacob the Jeweler”, është një dizajner amerikan i bizhuterive dhe orëve luksoze, si dhe themelues i markës së njohur Jacob & Co.

Arabo u bë një figurë kyçe në industrinë e hip-hopit dhe modës, duke krijuar bizhuteri dhe orë për yje si Jay-Z, Rihanna, Madonna, Elton John, dhe shumë të tjerë.

Ora e tij “Five Time Zone”, e lançuar në vitin 2002, u bë një simbol i stilit luksoz dhe u vesh nga figura të njohura si Naomi Campbell dhe Bono.

Në vitin 2006, Arabo u arrestua me akuza për pastrim parash dhe falsifikim dokumentesh në lidhje me grupin kriminal Black Mafia Family. Në vitin 2008, ai pranoi fajësinë për akuza më të lehta dhe u dënua me 2.5 vjet burg, një gjobë prej 50,000 dollarësh dhe konfiskim të pasurisë prej 2 milionë dollarësh.

Sot, Jacob Arabo konsiderohet një ikonë në botën e bizhuterive dhe atë të orëve, duke kombinuar artin, teknologjinë dhe luksin në krijimet e tij.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jacob Arabo (@jacobarabo)

jacob arabo edi rama ore luksoze

Lini një Përgjigje