TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle28 Shtator 2025, 12:52

E trishtë/ Dasma kthehet në mort, dhëndri humb jetën teksa vallëzonte me nusen (Video)

Shkruar nga Pamfleti

E trishtë/ Dasma kthehet në mort, dhëndri humb jetën teksa

Një dasmë në Egjipt ka përfunduar në tragjedi, pasi dhëndri u rrëzua dhe vdiq teksa kërcente me nusen.

Ashraf Abu Hakam u filmua teksa festonte me bashkëshorten e tij të enjten, përpara se të ndodhte fatkeqësia.

Në videot e publikuara online, Hakam shihet duke mbajtur duart me gruan e tij, teksa po kërcenin së bashku para miqve dhe familjarëve. Në një moment, ai rrëzohet papritur në tokë ndërsa mbante dorën e nuses.

Të ftuarit iu afruan menjëherë në një përpjekje për t’i ofruar ndihmë, por fatkeqësisht ai ndërroi jetë.

Muzika dhe të qeshurat u zëvendësuan shpejt në britma dhe trishtim.

“Gulf News” raporton se mjekët kanë konfirmuar më vonë se dhëndri kishte pësuar një arrest të papritur kardiak.

dasma mort egjipt dhendri

Lini një Përgjigje