TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle11 Korrik 2024, 11:16

E pyesin kur do i rikthehet prezantimit, Arbana Osmani: E rëndësishme, të mos heqësh dorë

Shkruar nga Pamfleti

E pyesin kur do i rikthehet prezantimit, Arbana Osmani: E rëndësishme,

Arbana Osmani është tërhequr nga moderimi prej gati 1 viti, duke u marrë më së shumti me bizneset e saj.

Së fundmi, ka organizuar një intervistë virtuale në profilin e saj të Instagramit dhe u pyet në lidhje me formatin e njohur televiziv “Big Brother Vip Albania”. Ndjekësit, të cilët vazhdojnë të ndjekin me vëmendje çdo hap të saj, kanë ngritur pyetje mbi arsyet e largimit dhe ndjesitë e saj për “Big Brother”.

Një ndjekës e pranoi se ndoshta Arbana nuk do t’i përgjigjej pyetjes së tij, por gjithsesi vendosi ta bëjë atë.

Në përgjigje të kësaj pyetjeje, Arbana e tregoi edhe një herë zemërgjerësinë dhe përkushtimin e saj ndaj publikut.

Ajo nuk ktheu përgjigje mbi moderimin, por u shpreh se është shumë e rëndësishme që ndjekësit e saj të mos heqin dorë nga çfarëdo që ata besojnë.

E pyesin kur do i rikthehet prezantimit, Arbana Osmani: E rëndësishme,

arbana osmani moderi

Lini një Përgjigje