
Egli Tako ka ndërprerë garën e Big Brother! Sipas asaj që raportohet nga Big Brother, është marrë vendimi që banorja të ndërpresë menjëherë garën, për arsye shëndetësore.
“Vëllai i Madh ka marrë vendimin që konkurrentja Egli Tako të ndërpresë menjëherë garën. Egli ju uron suksese të gjithëve”, shkruhej në zarfin e kuq.
Më shumë rreth këtij vendimi do të mësohet në Prime-n e së shtunës. Për këtë arsye, Big Brother ka marrë vendimin për të anuluar televotimin, në të cilin ishin gjithë banorët, me njërin prej tyre që do të linte shtëpinë të shtunën.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje