TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 7 Shkurt 2024, 08:37

E kritikuan se përdor femrat, Donaldi hidhet në mbrojtje të Romeos: Ta bëj dhe unë njëherë opinonistin se s’më gjen gjë

Shkruar nga Pamfleti

E kritikuan se përdor femrat, Donaldi hidhet në mbrojtje të

Mbrëmjen e djeshme në Prime u diskutua sherri që pati Romeo me Roza Latin. Aktori u fut në një debat mes Rozës dhe Heidit, duke i dalë kësaj të fundit në mbrojtje dhe Rozës iu drejtua me fjalën “je e keqe”.

Opinionisti Arbër Hajdari doli kundër Romeos, mbi ndërhyrjet që ky i fundit bën kur Heidi debaton. Ndërsa koreografi Albi Nako, akuzoi Romeon se shfrytëzon vajzat për të bërë lojë sepse vetë “nuk ka këllqe”.

Mesa duket këto komente nuk i kanë pëlqyer vëllait të tij Donaldit, moderatorit që punon në Top Channel, i cili bëri një status duke mbrojtur binjakun e tij dhe “të përkëdhelurin” e produksionit.

“Ta bëj dhe unë njëherë opinonistin se s’më gjen gjë. Romeo paska frikë të merret me gocat kur më shumë debate ka me goca. Një gocë i përmend jetën jashtë dhe vetëm se nuk iu kthye me të njëjtën monedhë paska frikë dhe mungesë argumenti. Imagjinoni të kishte folur Romeo për jetën e asaj. Ishte bërë problem kombëtar. Po nuk e diskuton njeri këtë. Romeo vetëm ofendon kur Romeos i thonë nuk je burrë se futesh në muhabete grash, kur muhabetet e grave vdesin ta përmendin për puçi puçi dhe e ftojnë në debat. Romeo thotë i mbroj njerëzit e mi! Aaa gabim, ti mbron njerëzit, jo jo bën strategji, jo është mirë t’i mbrosh, po pranoje që i mbron. Se kur i mbron është mirë që mbron etj etj. Aaa se harrova. Mirë që u morën mungesat sot që kuptuam që koreografi qenka aty dhe paska pas mendime të tjera kur rrinte mes shokësh porrr mendimin e vet e jep vetëm kur merr sinjal nga opinionisti. Hajde dhe ca duartrokitje tani për këtë që shkrova dhe pse nuk duhen”, shkruan Donaldi.

E kritikuan se përdor femrat, Donaldi hidhet në mbrojtje të

donald veshaj romeo veshaj kritika

Lini një Përgjigje