TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 7 Qershor 2024, 12:12

E ëndërron Fifi Eurovizionin? Këngëtarja: Do shkoja vetëm nëse ndryshon koncepti për të pasur këngë dramatike

Shkruar nga Pamfleti

E ëndërron Fifi Eurovizionin? Këngëtarja: Do shkoja

Dy prej artistëve më të dashur të tregut muzikor, Fifi dhe Young Zerka, janë bërë bashkë për të sjellë jo një, por pesë këngë të reja. Ata kanë publikuar EP e tyre të parë së bashku që mban titullin “Kameleon” dhe të ftuar në studion e “Ëake Up” kanë zbuluar më shumë rreth këtij projekti.

A ka qenë i vështirë ky projekt? Young Zerka përgjigjet: Nuk ka qenë aspak i vështirë sepse kemi atë kiminë bashkë. Nëse jam me Fifin i nxjerrim direkt disa këngë bashkë.

Kush është më kritiku nga ju?

Young Zerka: Fifi është më kritike.

Fifi: Nuk i bezdis shumë çunat, por dua që çdo gjë të jetë perfekte, edhe pse perfektja nuk arrihet kurrë. Por që të përçojmë tek publiku diçka të bukur.

A ka menduar Fifi ndonjëherë që të shkojë në Eurovision?

Fifi: Nëse bëhet në Kosovë, po. Më falni që jam kaq e sinqertë, por… Nëse hiqet ky mendimi që ne duhet të shkojmë me një këngë shumë dramatike, ‘përrallore’, atëherë duhet ta mendojmë.

Young Zerka: Po të shohim në Eurovision kanë fituar ata që kanë qenë më të veçantët. Kohët kanë ndryshuar.

Lini një Përgjigje