
Raulimar Diaz do të garojë për Mis Venezuela. Është vetë bukuroshja e njohur që ka bërë një postim në rrjetet sociale ku tregon se do të jetë pjesë e këtij konkursi bukurie.
Ish e dashura e Aristotelos Romero, është një emër i njohur në Shqipëri, pasi përfundoi në komisariat bashkë me lojtarin. Ajo akuzonte mesfushorin se e kishte dhunuar gjatë periudhës që jetonin në Shqipëri.
Mirëpo Romero pretendonte të kundërtën. Në fund, Partizani e largoi dhe tashmë ai nuk është më pjesë e kampionatit shqiptar.
Nuk ishte hera e parë që policia trokiste në derën e Romeros, duke qenë se ai shpesh ishte bërë problem për volumin e lartë të muzikës deri në orët e para të mëngjesit. Edhe në stërvitje shpesh ka qenë problematik me shokët e ekipit.
Aristotelos Romero është aktivizuar në total vetëm 676 minuta, 7 herë si titullar dhe 7 herë si zëvendësues. Madje pas ardhjes së Sormanit në janar, Romero u spostua në ekipin B të Partizanit, duke sjellë një dëm të madh në arkat e klubit pasi ishte një nga lojtarët më të paguar në Superiore.

Lini një Përgjigje