
Teksa ishte i ftuar mbrëmjen e kaluar në “Opinion”, për të folur për Lëvizjen “Shqipëria Bëhet”, Florjan Binaj i ktheu përgjigje analistit në studio në lidhje me mosbesimin ndaj kësaj lëvizjeje. Sipas tij, në këtë lëvizje ka njerëz që kanë kontribut në shoqëri.
Pjesë nga deklarata e Binajt:
Është plotësisht e drejtë ai mosbesimi që është gjithandej lart e poshtë për këtë vend. Fakti që ne po themi të njëjtat gjëra që kanë thënë edhe ata para nesh, është fakti që ata i kanë thënë dhe nuk i kanë bërë. Se politikanët në Shqipëri thonë çfarë nuk bëjnë dhe bëjnë çfarë nuk thonë. Këtu edhe Jezu Krishti të vijë nuk i besojnë, e marrin nëpër këmbë, e çojnë andej këndej, e bëjnë për budalla e kështu me radhë.
Ne secili kemi mbi 1 dekadë përvojë. Unë kam gati 20 vite përvojë kontribut në fushën time, Edlira po ashtu më shumë se 20 vite në fushën e saj, Adriatiku gati 20 vite në fushën e tij… Ne kemi bërë këtë dhe po vijmë në këtë pikë. Gjithë pjesa tjetër që po na krahasojnë dhe po na venë në peshore, e kanë filluar nga kjo pika e fundit dhe e kanë bërë karrierën mbrapa.
Lini një Përgjigje