TAGS-AT E JAVËS

Showbiz29 Tetor 2025, 15:47

E akuzuan se e ndau nga e fejuara, Elhaida Dani: Ja, e ndershmja…merrja mesazhe kërcënuese kur u lidha me Ledjanin

Shkruar nga Pamfleti

E akuzuan se e ndau nga e fejuara, Elhaida Dani: Ja, e ndershmja…merrja

Elhaida Dani ka folur për romancën e saj me balerinin, Ledjan Agalliaj, me të cilin nisi një marrëdhënie në Dancing With The Stars, ndërkohë që ai ishte në një lidhje dashurie 7-vjeçare e madje i fejuar.

Artistja ka rrëfyer se në atë kohë mori mesazhe kërcënuese dhe se bëri shumë armiq mes konkurrentëve të tjerë në Dancing.

“Konkurrentët me njëri-tjetrin po fillonin të mendonin ‘ja Elhaida e shenjta, deri tani çfarë paska qenë duke kurdisur’”, tha këngëtarja, duke shtuar se u detyrua që ta bënte publike ldhjen në skenë.

Elhaida Dani, e cila u konsiderua si një mollë sherri në marrëdhënien e balerinit me ish-të fejuarën, u shpreh se të gjitha detyrimet e shpjegimet duhet t’i bënte balerini.

“Lidhja u bë publike gjatë Dancing në skenë, bëra armiq, edhe ne konkurrentët me njëri-tjetrin po fillonin të mendonin ‘ja Elhaida e shenjta, deri tani çfarë paska qenë duke kurdisur’. S’doja ta bëja por isha e detyruar për arsye që s’dua ti cek. Ajo gjëja më bëri të thosha ‘ju morët atë që deshët nga unë, nga të gjitha anët, ju dhashë më të mirën time, shfaqjet më të mira, por tani s’dua t’ju jap më asgjë, do strukem aty ku ndihem e mbrojtur’.

Më vinin sms të tmerrshme,’ vrasje, ku do të kap, ku do jesh ti’. Të gjitha detyrimet e shpjegimet duhet t’i bënte Ledian Agalliaj, jo unë. Nuk e meritoja atë gjë”, deklaroi ajo në “Andale”.

E akuzuan se e ndau nga e fejuara, Elhaida Dani: Ja, e ndershmja…merrjaE akuzuan se e ndau nga e fejuara, Elhaida Dani: Ja, e ndershmja…merrjaE akuzuan se e ndau nga e fejuara, Elhaida Dani: Ja, e ndershmja…merrjaE akuzuan se e ndau nga e fejuara, Elhaida Dani: Ja, e ndershmja…merrjaE akuzuan se e ndau nga e fejuara, Elhaida Dani: Ja, e ndershmja…merrjaE akuzuan se e ndau nga e fejuara, Elhaida Dani: Ja, e ndershmja…merrja

elhaida dani ledjan agalliaj e ndershmja

Lini një Përgjigje