TAGS-AT E JAVËS

Showbiz29 Tetor 2025, 13:09

“Ka abuzuar”, Meritoni i bën thirrje ish-partneres: Mos ma moho takimin me djalin, do luftoj deri në fund

Shkruar nga Pamfleti

“Ka abuzuar”, Meritoni i bën thirrje ish-partneres: Mos ma moho

I ftuar në ‘Goca dhe Gra’, Meriton Mjekiqi foli ndër të tjera edhe për djalin e tij. Pikërisht atëherë kur u mendua se ai i kishte rregulluar marrëdhëniet me të birin, ish-banori i Big Brother tha se ka humbur çdo kontakt me djalin e tij.

Moderatori tregoi sesa shumë i mungon djali, ndërsa iu drejtua me një mesazh edhe ish-partneres së tij:

“Problemet e mia vazhdojnë me nënën e djalit.  Kam humbur çdo kontakt, nuk kam kontakt për me e dit si e kam djalin. Djali ka bo 7 vjet, më mungon. Deri më fund kam me kërku djalin. Besoj se gjyqet do vazhdojnë, do i përgjigjem deri në fund.

Fakti që jemi nda, do të thotë që s’kemi shkuar mirë për njëri tjetrin. Por të drejtën e djalit nuk mundesh me ma mohu. Nëse sheh intervistën, mjaftueshëm e ka tepruar këtë situatë. Ajo po e shfrytëzon një situatë që kemi.

Djali im është autik dhe forma e tij për të komunikuar është shumë më e vështirë. Duke shfrytëzuar këtë situatë, ajo luan me veten duke më lënduar mua se ndoshta aty e gjen forcën. Ka një limit. Nuk e kam takuar fare, nuk ma ka dhënë mundësinë.

Kur ta takoj do ia them të vërtetën time, ai rritet në një të vërtetë, por besoj se do e kuptoj edhe të vërtetën time. Jam falënderues për çdo gjë, është një nënë e shkëlqyer, por në raportin Loart-Meriton, ka abuzuar deri në maksimum”, u shpreh Meritoni.

meriton mjekiqi ish-partnerja apel djali

Lini një Përgjigje