TAGS-AT E JAVËS

Showbiz28 Tetor 2025, 15:40

Byroja federale e burgjeve publikon datën e daljes nga burgu të P.Diddy

Shkruar nga Pamfleti

Byroja federale e burgjeve publikon datën e daljes nga burgu të

Producenti i njohur amerikan Sean Diddy Combs do të dalë nga qelia e burgut më 8 maj 2028.

Ai u dënua me vendim të gjykatës federale me 50 muaj burgim pasi u shpall fajtor për transport me qëllim prostitucioni, ndërsa u lirua nga akuza më të rënda për trafikim seksual dhe shantazh të cilat mund ti sillnin dënim të përjetshëm. 

Byroja federale e burgjeve, ka bërë publike datën e lirimit pasi i zbriti nga dënimi ditët e kaluar pas hekurave, po ashtu llogariti edhe ditët që zbriten automatikisht nga peridha e paraburgimit.

Aktualisht ai ndodhet në qendrën e paraburgimit metropolitan në Brooklyn, ku dërguar që në muajin shtator të vitit të kaluar.

Përfaqësuesit e tij ligjorë nuk kanë dhënë ende komente mbi insztitucionin ku Combs do të vuaj pjesën e mbetur të dënimit ndërsa është konfirmuar se ekipi i tij mbrojtës ka paraqitur apel ndaj vendimit të gjykatës.

Avokatja e Combs, Nicole Westmoreland ka bërë të ditur më herët spër CNN se kanë pasur komunikim me administratën Trump për një kërkesë falje të mundshme. Trump e ka pohuar pubklikisht kërkesën por është shprehur se nuk ka në plan ta falë  atë.

Gjatë gjyqit u paraqitën prova dhe dëshmi të shumta që dokumentonin sjelljen e tij abuzuese ndaj ish partneres  Cassie Ventura dhe grave të tjera të përfshira. Në vendimin e tij Gjykatësi Arun Subramanian e cilësoi sjelljen e Combs si abuzim me pushtetin   dhe përmes tij nënshtrimin e viktimave. Përvec dënimit penal Combs përballet me 70 padi civile për abuzim dhe sulme seksuale akuza të cilat ai i ka mohuar plotësisht.

p.diddy dalja nga burgu data

Lini një Përgjigje