
Sara Gjordeni duket mëse e kënaqur nga jeta që ka aktualisht dhe madje shprehet se ka fituar shumë pas daljes nga shtëpia e famshme e Big Brother.
Ish-banorja i është përgjigjur një ndjekësi/eje, duke deklaruar se ka patur më shumë leverdi me daljen nga Big-u se sa po të fitonte çmimin e madh.
“Konkurente e fortë ke qenë në BBV, por ta mori Françeska në kthesë. Gjithë ai luftim, as në finale nuk vajte”, ishte komenti që i kishin shkruar, ndërkohë që Sara u përgjigj:
“Për çfarë më duhej finalja mua? Unë e nxora 2-3 herë çmimin e madh vetëm me kontrata Instagrami. U martova me një nga djemtë më të mirë e më të suksesshëm shqiptarë, kam një vajzë si drita të bukur, të shëndetshme dhe të zgjuar. Kam qindra mijëra njerëz që më duan dhe forcohen çdo ditë e më tepër nga kurajo që kam reflektuar në jetë duke e marrë si shembull. A e di ca do me thënë t’u japësh njerëzve forcë vetëm pse jeton e frymon?! Ti thua ‘finalja e bbv’”” shkroi ajo në koment.

Lini një Përgjigje