TAGS-AT E JAVËS

Showbiz28 Tetor 2025, 12:57

Arsyen e vërtetë pak vetë e dinë/ Elgiti dhe Klea i japin fund martesës

Shkruar nga Pamfleti

Arsyen e vërtetë pak vetë e dinë/ Elgiti dhe Klea i japin

Çifti Elgit Doda dhe Klea Huta kanë qenë historikisht në ciklonin e krizave. Madje edhe para se të bënin dasmën, ata kaluan një krizë jo të vogël në çift. Vetë moderatorja bukuroshe u shpreh se ‘nuk besonte se do ia dilnin, derisa vendosën të bënin ceremoninë e dasmës.

Ish-banori i Big Brother Elton Tozaj deklaroi se dyshja i ka dhënë fund marrëdhënies disa vjeçare. Këngëtari thuhet se ka nisur një lidhje të re.

Në rrjetet sociale, ndjekësit kanë vënë re një detaj që ka ndezur edhe më shumë dyshimet: çifti ka fshirë të gjitha fotot e përbashkëta, duke mos lënë asnjë kujtim nga momentet e tyre romantike. Madje, burime pranë miqve të afërt të çiftit tregojnë se kohët e fundit ata nuk janë parë më bashkë në evente publike apo dalje mediatike.

Madje Klea ishte në Dubai kohët e fundit me një grup miqsh, ku u vu re mungesa e Gitit.

Asnjëri prej tyre nuk ka reaguar ende publikisht për lajmet që po qarkullojnë, por fansat presin me ankth një deklaratë që të sqarojë përfundimisht nëse bëhet fjalë për një ndarje të vërtetë apo thjesht një krizë kalimtare.

elgit doda ndarja klea huta

Lini një Përgjigje