
Ish-konkurentja e ‘Përputhen’, Roela Meka, e njohur për ardhjen e saj nga Amerika për të bërë për vete Vedatin, jo vetëm ia arriti por u bë edhe nënë për herë të parë.
Vetëm një ditë pasi ndau me ndjekësit pamjet nga “baby shower”-i i organizuar në shtator, doli lajmi se Roela ka sjellë në jetë një vajzë të shëndetshme.
Mësohet se bebushja quhet Siela, por babai i saj, Vedati, ka munguar në “baby shower” për arsye personale, pasi nëna e tij ishte nisur për në Mekë dhe ai vetë ka qenë i angazhuar me punë.
View this post on Instagram
Ky moment shënon një tjetër histori të bukur që ka marrë jetë pas ekranit, pasi Siela është bebja e parë e lindur nga “Për’puthen” – fryt i një dashurie që nisi në emision dhe u kthye në një familje të vërtetë.

Lini një Përgjigje