
Një vajzë pjesëmarrëse në koncertin e Drake kapi një peshqir që reperi hodhi në turmë, duke shkaktuar një përleshje me një djalë pjesëmarrës në koncert. Sherri tërhoqi vëmendjen e reperit i cili nxitoi t’i vihej në ndihmë fanses.
Sipas pamjeve që u bënë virale në rrjetet sociale, gruaja shihet duke u përkulur mbi një pengesë për të tërhequr peshqirin e Drake teksa ai ecte në prapaskenë.
Drake u përfshi në momentin që situata u tensionua.
“Jepja asaj. A je i çmendur? Je memec?”, bërtiti reperi i hitit “Hotline Bling” ndërsa ishte i rrethuar nga ekipi i tij i sigurisë.
Më pas Drake i ofron siguri fanses së tij femër duke i thënë: “Do të dërgoj dikë atje lart”.
Kjo nuk është hera e parë që Drake i vjen në ndihmë një fansi në një nga koncertet e tij. Ai ndaloi një performancë të tij gjatë janarit në Teatrin Apollo kur një pjesëmarrës i koncertit ra nga ballkoni i ndërmjetëm në audiencën poshtë.
@simplyy_mia How to get Drake’s attention #wtf #drake #21savage #theforum #itsallablurtour #la #FYP #fypシ #POV #draketosexy ♬ original sound - mia
Lini një Përgjigje