TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 4 Janar 2024, 13:26

Dogji pasaportën ruse se nuk i pëlqente fotoja, modelja kritikohet nga mbështetësit e Putin: T’i hiqet shtetësia

Shkruar nga Pamfleti

Dogji pasaportën ruse se nuk i pëlqente fotoja, modelja kritikohet nga

Yevgenia Hoffman është një modele ruse, e cila është mjaft e njohur në rrjet dhe së fundmi është përballur me kritika të shumta. Shkak u bë një veprim i saj, ku dogji publikisht pasaportën.

22-vjeçarja tani thotë se bëri veprimin vetëm sepse nuk kishte dalë mirë në foto, në dokument.

Pasi dogji pasaportën, e reja mori kritika të gjera nga fanatikët mbështetës të politikave të Putin, duke interpretuar veprimin si “mbështetje për Ukrainën”.

Por Hoffman thotë se veprimi i saj nuk kishte të bënte me Putin, ajo thotë se dogji pasaportën pasi “nuk i pëlqente foto e vet në të”.

Hoffman jeton në zonën pranë kufirit me Ukrainën ndërsa komentonte për incidentin: “E dogja pasaportën pasi kisha një foto të shëmtuar aty. Unë e dua shumë Rusinë dhe Putin dhe nuk po tregoja mbështetje për Ukrainën”.

Por pavarësisht se ajo bëri një sqarim të tillë, duket se nuk i qetësoi aspak kritikët e saj, ku disa prej të cilëve komentonin:

“Asaj duhet t’i hiqet shtetësia për këtë”.

Ndërsa të tjerë kërkonin dënime më të rënda që ajo të bëhej shembull për të tjerë që flisnin kundër qeverisë.

Sipas “The Sun”, Prokuroria tha se ka hapur tashmë një hetim për gjestin dhe rrjedhimisht e reja pritet të shpallet fajtore.

Dogji pasaportën ruse se nuk i pëlqente fotoja, modelja kritikohet nga

yevgenia hoffman pasaporta djegie

Lini një Përgjigje