TAGS-AT E JAVËS

Showbiz22 Shtator 2025, 12:30

“Do jem sërish në televizion”, Luana Vjollca: Mos harro veten!

Shkruar nga Pamfleti

“Do jem sërish në televizion”, Luana Vjollca: Mos harro

Luana Vjollca, ka ndarë një mesazh me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, pas pyetjeve të shumta mbi mungesën e saj në ekran. Në një reagim përmes “Instastory”-t, Luana tregoi se ky largim i përkohshëm nga televizioni ka qenë i nevojshëm për të gjetur kohë për veten dhe për të kuptuar çfarë i pëlqen të bëjë jashtë angazhimeve të përditshme që ka.

“Ndonjëherë të duhet pak kohë për veten. Unë dikur jetoja si robot, isha e lumtur vetëm kur kisha punë për të bërë, përndryshe nuk dija çfarë të bëja me jetën time. Por ky pushim më ndihmoi të kuptoj më shumë për veten,” – shkroi ajo.

Megjithatë, Luana siguroi fansat e saj se rikthimi në ekran është i pashmangshëm:

“Sigurisht që do të jem përsëri në televizion, sepse nuk di të jetoj pa ju. Por dua të them diçka: ndiqni ëndrrat tuaja, por mos harroni veten gjatë këtij procesi.”- shkruan Luana në story.

Kjo e fundit në fakt, duket një frazë me dy kuptime: si për karrierën edhe për jetën e saj personale. Lidhja e saj me Krenar Cocajn ka pak që ka përfunduar dhe ky i fundit e zëvendësoi shumë shpejt me Endi Demnerin.

“Do jem sërish në televizion”, Luana Vjollca: Mos harro

luana vjollca

Lini një Përgjigje