
Reperi Big Basta arriti të fitojë edicionin e dytë të ‘Ferma Vip’, duke marrë kështu edhe shumën prej 100 mijë eurosh.
Ndërkohë pas daljes nga Reality Show dhe marrjes së çekut, artisti nuk arriti ta shijonte plotësisht këtë fitore. Rrugëtimi i tij prej më shumë se dy muajsh në një shtëpi interesante nuk ka qenë i lehtë, pasi u përfol shumë për martesën me Vesa Lumën, për të cilën u tha se ishin në prag ndarje, gjë që u konfirmua më vonë nga këngëtarja, por duke shtuar se ishte vetëm një ‘krizë’ në çift dhe jo aq tragjike, sa për të shkuar tek ndarja.
Gjatë një rrëfimi Big Basta tregoi se në momentin që i tha motrës: ‘Do mblidhemi te nëna për të festuar’, mori lajmin e trishtë se gjyshja e tij kishte ndërruar jetë.
“Pasi dola, mora çekun, por mora edhe një lajm të keq. I thashë motrës se do mblidhemi te nëna, por ajo më tha që nëna ka ndërruar jetë. Nuk e gëzova 100% këtë fitore.”- u shpreh ai, duke treguar se çfarë kaloi.
Basta shtoi se paratë e fituara i dorëzoi menjëherë, por ajo që humbi gjatë kohës së qëndrimit në fermë ishte shumë më e rëndësishme se çdo shumë financiare: lamtumira e fundit me gjyshen e tij. Ky rrëfim ka prekur ndjekësit e tij, të cilët e kanë mbështetur dhe ngushëlluar publikisht për humbjen e madhe.
Lini një Përgjigje