TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle12 Dhjetor 2024, 10:50

“Dhëmbë për dhëmbë”, Arbenita i ‘kthen’ reston Feros

Shkruar nga Pamfleti

“Dhëmbë për dhëmbë”, Arbenita i

Arbenita Ismajli ka zgjedhur t’i përgjigjet ish-bashkëshortit të saj, reperit Fero, pas deklaratave të tij thumbuese mbi pushimet e saj në Dubai.

Arbenita, e cila po shijon pushimet me vajzën e saj dhe një person misterioz, u përfol nga Fero se ka një “të dashur të ri”, të cilin ai e quajti me ironi “Hasani”. Fotot e publikuara, duket se i janë dërguar Feros nga dikush tjetër, dhe reperi nuk ngurroi të reagojë, duke ndarë një imazh nga pelegrinazhi i tij në Mekë dhe duke shkruar se për të “mjafton vetëm Zoti”.

Ndërkohë, Arbenita ka reaguar me ironi. Në një postim nga Lindja e Mesme, ajo shfaqet e buzëqeshur dhe shkruan: “Kur unë jam raciste ndaj arabëve, por prapë shkoj në Arabi për të bërë umrah”, një deklaratë që duket të jetë një thumbim i drejtpërdrejtë ndaj Feros dhe qëndrimeve të tij.

“Dhëmbë për dhëmbë”, Arbenita i

arbenita fero pergjigje

Lini një Përgjigje