
Sara Gjordeni është përjashtuar nga gara e Big Brother VIP 3.
Kjo masë erdhi pasi ajo pengoi me forcë Françeskën brenda tualetit. Debati mes tyre degradoi pas ofendimeve mes të dyjave prej ditësh. Pas vendimit nga produksioni, ajo kërkoi të takohej vetëm me Meritonin dhe Bardhin.
Mes lotësh, ajo është larguar pas mbi 50 ditësh qëndrimi brenda shtëpisë së "Big Brother Vip".
“Vëllai i Madh pasi ka shqyrtuar debatin mes tyre, ku Sara ka mbyllur derën e tualetit dhe është konfrontuar fizikisht me të, gjë që është e ndaluar Vëllai i Madh njofton se ka vendosur të përjashtojë përfundimisht nga loja banorën Sara Gjordeni", tha moderatori.
Lini një Përgjigje