TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle22 Korrik 2024, 15:27

Dalina Buzi përlotet për të ëmën: Të kërkoj ndjesë që nuk të kam vlerësuar

Shkruar nga Pamfleti

Dalina Buzi përlotet për të ëmën: Të kërkoj

Dalina Buzi ka rrëfyer se nëna e saj mbush 70 vjeç. Por gazetarja është përlotur në rrëfimin që ka bërë në Insta Story, për shkak se, siç thotë ajo, nuk e ka vlerësuar gjithmonë aq sa duhet.

Ashtu si në shumë familje shqiptare, babai është parë me admirim si njeriu që di gjithçka, por nëna e saj ka qenë ajo që ka marrë vendimet më të rëndësishme që kanë ndikuar në jetën e vajzave.

Dalina i ka kërkuar publikisht falje, ndërsa ka dërguar edhe një mesazh për të gjitha nënat dhe gratë që ta tregojnë vlerën dhe rëndësinë e tyre në familje.

Rrëfimi i  gazetares:

Mami im sot bëhet 70 vjeç dhe 70 është një moshë shumë e çuditshme, është mosha që ti mund ta thuash që je 70. Nuk ke pse e fsheh më moshën, por nga ana tjetër ti nuk mendon se mami jot do të ishte 70, gjyshet janë 70, jo mamatë dhe baballarët. Kështu që është një ballafaqim i ri me moshën e tretë siç quhet në regjistra edhe pse unë i them mamit tim që ‘mos pyet më moshë, nuk ka moshë’.

Mami është njeri shumë i mirë, njeriu me të cilin unë zihem më shpesh nga të gjithë, por në momentet e vështira ka qenë një burrneshë, e jashtëzakonshme sepse është një nënë gaforre, e fortë. Por ka një ashendent Shigjetar kështu që është gjithë kohës duke përmendur njerëz të tjerë dhe gjithmonë mezi kapet.

Më vjen shumë keq për një gjë dhe këtë mund t’ia them 70 vjeç dhe dua ta them, ndoshta dhe ju do ta mendoni, kur je e vogël dhe ke një baba që ka shumë autoritet dhe mami e adhuron babain për gjërat që bën, për fuqinë që ka, për trurin që ka. Të vjen keq sepse ti je rritur me një adhurim shumë të madh për babain sepse dhe mami jot e ka adhuruar babain dhe ti nuk e ke vleresuar mamin aq sa babain.

Mami im është një mjeke e shkëlqyer, kush e njeh e di kush e ka takuar nuk ka asnjë fjalë të keqe për time më, këtë e them me krenarinë më të madhe, por më vjen keq se nuk e kam vlerësuar aq sa babin dhe pastaj kur rritesh ti kupton se lëvizjen më të madhe për shëndetin për mirëqënien tonë, timen dhe të motrës, e ka bërë mami dhe jo babi.

Kjo ishte një gjë për t’jua thënë edhe juve që mos jini shumë “humble”: duajini burrat tuaj por në sytë e kalamajve tuaj tregoni edhe forcën tuaj. Mësojini kalamajtë që edhe ju jeni të zonjat dhe të mos rriten duke menduar këtë. Babai im ka qenë i mrekullueshëm, por ka ndenjur vetëm dy orë në shtëpi dhe të mos mendojnë që ato dy orët që ka ndenjur babai dhe ato që ka thënë kanë qenë gjërat më të mençura që kemi dëgjuar, ndërkohë që mençuria më e madhe ka qenë që ne jemi rritur të shëndetshëm dhe kemi bërë shumë gjëra. Se unë psh. ika në Amerikë falë mamit, jo falë babit. Babi kishte lekët por mami ishte ajo që i lëvizi ato gurët dhe ka shumë gjëra të jashtëzakonshme që i bën mami në heshtje dhe ne nuk i vlerësojmë. Unë e uroj mamin tim edhe 100 por nga ana tjetër i kërkoj falje edhe “I love her”.

dalina buzi mamaja

Lini një Përgjigje