TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle22 Korrik 2024, 14:48

E pyesin për Kostën, Meri Shehu: Është i prapambetur se vjen nga Mamurrasi

Shkruar nga Pamfleti

E pyesin për Kostën, Meri Shehu: Është i prapambetur se vjen

Ish-banorja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, Meri Shehu, ka dhënë së fundmi një intervistë për “E Diell”.

Duke qenë se gjatë Kampionatit Europian 2024, Meri ka qenë pjesë e emisionit “Top Arena”, në Top Channel, dy moderatoret e njohura e ngacmuan pak për pjesën tjetër të panelit.

E pyetur se si është të punosh me Kostën, astrologia e njohur u shpreh se ka qenë një bashkëpunim i mirë me të. Por Meri shtoi se “Kosta është njeri pak egoist, ka rivalitet” si dhe ‘mërzitet kur ajo merr më shumë vëmendje se ai’.

“Kosta është tipik një njeri që përveç zhvillimit të vet intelektual ka edhe ato prapambetjet e një jete më tradicionale, më e mbyllur, sepse vjen nga Mamurrasi. Sido që të jetë e përkthen atë jetën e zonës së vet.

Por është një njeri që ka pak egoizëm, ka rivalitet, mërzitet kur unë marr më shumë vëmendje. Bën ndonjë ngacmim apo batutë ose humor të zi mbrapa kamerave. Flasim për atë që kemi një bashkëpunim të mirë dhe me Kostën”, tha ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

meri shehu kosta mamurrasi

Lini një Përgjigje