TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle22 Korrik 2024, 15:03

Shpenzoi 50 mijë euro për zmadhimin e gjoksit, modelja: Numri 75 i tremb meshkujt

Shkruar nga Pamfleti

Shpenzoi 50 mijë euro për zmadhimin e gjoksit, modelja: Numri 75 i

Modelja e njohur e “OnlyFans”, Jessy Bunny, e cila numëron rreth 277 mijë ndjekës në “Instagram”, ka rrëfyer se të pasurit një gjoks të madh është një dështim në jetën private.

23-vjeçarja ka bërë 5 operacione dhe ka shpenzuar mbi 50 mijë euro për t’u shndërruar në një “kukull Barbi”. Ajo është shprehur se gjoksi saj i madh numër 75 “i tremb” meshkujt dhe se ia ka kthyer jetën intime në një makth.

Nga një eksperiencë me të dashurin e saj të fundit, e reja tregon sesi ai u mahnit nga gjoksi i saj dhe e harroi fare Jessyn.

“Ai luajti një orë më gjoksin tim përpara se ne të hanim pica dhe të shkëmbenim përqafime”- përfundon modelja e faqes për të rritur.

Jessy, e cila tani jeton në Mallorca të Spanjës, prej vitesh i është nënshtruar operacioneve plastike për të arritur trupin e saj të ëndrrave.

Fotot e saj të vjetra tregojnë një vajzë  të re të hollë me flokë të shkurtër ngjyrë kafe, syze, por shndërrimi që ka pësuar 23-vjeçarja në këtë kohë që flasim, është shumë i madh.

E pakënaqur me gjoksin e saj natyral asimetrik, ajo bëri ndërhyrjen e parë për të zmadhuar gjoksin në moshën 18-vjeçare. Gjithashtu Jessy iu nënshtrua një ndërhyrjeje në hundë dhe disa procedurave të tjera për rritjen e buzëve dhe të pasmeve.

“Trupi im ofron një gamë të gjerë për të stimuluar imagjinatën, ju mund të hapni profilin tim pa asnjë shqetësim”, tha influencuesja. Ndër të tjera ajo shtoi se miqtë dhe familja e saj nuk ishin dakord me zgjedhjen e saj në fillim, por tani e kanë pranuar atë.

“Shpesh ata më pyesin sesi mund ta bëjnë jetën e tyre interesante si timen”, vijoi Jessy.

Modelja e Onlyfans nuk nguroi gjithashtu te jepte dhe një mesazh për ndjekësit ku thonte:

“Unë do t’i këshilloja të gjithë njerëzit që po mendojnë të bëjnë një ndryshim në jetën e tyre ose që tashmë po e bëjnë këtë, të bëjnë diçka që i bën ata të ndihen rehat  dhe të mos jetë në përputhje me preferencat e njerëzve të tjerë. Të gjithë duhet të respektojnë zgjedhjen tua”- përfundon ajo.

Shpenzoi 50 mijë euro për zmadhimin e gjoksit, modelja: Numri 75 i Shpenzoi 50 mijë euro për zmadhimin e gjoksit, modelja: Numri 75 i Shpenzoi 50 mijë euro për zmadhimin e gjoksit, modelja: Numri 75 i Shpenzoi 50 mijë euro për zmadhimin e gjoksit, modelja: Numri 75 i Shpenzoi 50 mijë euro për zmadhimin e gjoksit, modelja: Numri 75 i Shpenzoi 50 mijë euro për zmadhimin e gjoksit, modelja: Numri 75 i

modele gjoksi nr 75

Lini një Përgjigje